Home Lifestyle Pse nuk po heq dot dorë nga ish-i?
Pse nuk po heq dot dorë nga ish-i?
0

Pse nuk po heq dot dorë nga ish-i?

0
0

I keni dhënë fund marrëdhënies, pasi gjërat nuk po funksiononin, por disa muaj më vonë, ju… ktheheni sërish?! Por pse? Pse ju (si shumë të tjerë) vazhdoni të ktheheni tek ish-i juaj sikur të mos kishit shumë arsye për t’u ndarë në fillim?

Ju nuk mund të rrini dot vetëm

Jeni të bindur se të qenit single do të ndiheni më të vetmuar sesa të jeni emocionalisht vetëm gjatë një lidhjeje.

Ndiheni me faj nëse largoheni nga partneri

Për disa njerëz, vënia e vetes në radhë të parë është një përvojë e panjohur. Ju keni mësuar se nevojat tuaja apo interesat tuaja vijnë pas të tjerëve.

Nuk ndiheni rehat me idenë që ish-i juaj të jetë me dikë tjetër

Është e keqe të shohësh një ish të ecë përpara ose të fillojë të takohet me dikë tjetër, por të ndjehesh në këtë mënyrë nuk do të thotë se ke bërë zgjedhjen e gabuar për t’i dhënë fund gjërave. Mund të nënkuptojë se thjesht nuk e keni marrë veten plotësisht nga kjo humbje.

Ju e bindni veten se ndoshta ata kanë ndryshuar

Relaksohuni. Kanë kaluar tre javë (ose dy ditë, ose katër muaj – dhimbja e zemrës nuk e tregon mirë kohën). Vetëm për shkak se papritmas duket sikur ish-i juaj ka mësuar befas se si të reflektojë në vetvete dhe të thotë të gjitha gjërat e duhura – gjërat që keni pritur me vite për t’i dëgjuar – nuk do të thotë se ata ka ndryshuar.

Linku: https://www.wikihow.com/Why-Can%27t-I-Get-over-My-Ex

Foto:Freepik.com

tags: