Dashi-Tani është formuar ekuinoksi në shenjën tuaj, pra Dashi nisi pranverën astronomike. Pjesa e ndjeshme, aktive dhe jetike e Egos, fuqia intelektuale dhe optimizmi, ju stimulon drejt suksesit dhe ofron garanci se do t’ia dilni.
Demi-Me ekuinoksin pranveror ju vizatohen në qiell skenarë të rinj nga pikëpamja familjare, miqësore dhe e ndjenjave në përgjithësi, duke shënuar një fillim të ri. Premtime të mira vijnë nga mjedisi i jashtëm dhe ju ftojnë butësisht të përfshiheni.
Binjakët-Sot gjatë gjithë ditës do të merreni me punë në shtëpi dhe do të bëni shumë shpenzime. Duhet të keni kujdes pasi në fund të ditës do të kuptoni që keni shpenzuar më shumë seç duhet.
Gaforrja-Sot nuk duhet të lini asgjë dhe asnjë t’ju lëndojë. Ju keni caktuar disa synime dhe duhet t’i ndiqni ato. Mos u ndikoni nga njerëz që kanë një mendim tjetër dhe në përgjithësi mos lejoni asgjë të prishë humorin tuaj.
Luani-Ju e dini që keni të drejtë dhe ata që nuk janë dakord me ju e kanë gabim, por kjo nuk do e ndryshojë mënyrën se si mendoni. Në botë ka pafund idiotësi dhe ju nuk mund të bëni shumë për ta ndryshuar këtë.
Virgjëresha-Nëse mendoni se një koleg apo një mik po ju shfrytëzon bëni mirë të flisni hapur. Ndoshta nuk do të keni mundësi tjetër, përveçse të ngrini kokën e t’i dilni kundër edhe atyre që janë më lart se ju me pozicion. Mos prisni, por veproni tani.
Peshorja-Izolojeni veten nga problemet e të tjerëve. Jeni njeri i ndjeshëm dhe çdo gjë që ndodh ju prek. Nuk ka nevojë të përjetoni çdo gjë që ju vjen nga të tjerët. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe fokusohuni tek objektivat që i keni vënë vetes.
Akrepi-Në punë do të shkoni me qejf sot, por aty do të përballeni me një problem që do t’iu shqetësojë shumë. Të dashuruarit do të kalojnë momente të lumtura sot dhe do të marrin një lajm të mirë.
Shigjetari-Që nga ekuinoksi pranveror, jeni në gjendje të korrni përfitimet maksimale. Qetësia, disponimi, optimizmi dhe gjallëria janë ngritur. Në fakt, ka katër planetë në anën tuaj: Dielli, një Pluton krijues, një Saturn rigoroz dhe një Venus racional.
Bricjapi-Do të takoni një person me shumë ndikim dhe pas këtij takimi do të keni një këndvështrim tjetër për shumë gjëra. Mosmarrëveshjet në familje do të marrin zgjidhje. Do të merrni një lajm të mirë.
Ujori-Një ditë tensioni dhe zhgënjimi që mund të ketë një ndikim të pakëndshëm në psikologjinë tuaj. Kjo do të ndikojë edhe në punë ndaj këshillohet të ruani qetësinë.
Peshqit-Fakti se diçka duket e shndritshme dhe e re nuk do të thotë se duhet ta keni. Mbajeni këtë në mendje këtë javë para se të bëni pagesat për gjëra që vërtet nuk ju nevojiten. Ato për të cilat keni nevojë tashmë i keni.
Linku: https://www.vogue.in/horoscope/collection/horoscope-today-march-24-2024/
Foto:Freepik.com