Si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme, Shqipëria paraqitet nën mbizotërimin e motit të vranët, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët e mesatarë. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri pas-mesditës kur pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve amtosferike duke risjellë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Edhe gjatë natës, vendi ynë do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 18°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos: pexele.com