
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj prej kohësh fliten se janë ndarë por deri më tani nuk kishte asnjë reagim zyrtar nga ana e tyre për lajmet që bënë shumë bujë në rrjet.
Ndarja e tyre erdhi pas dy fëmijëvë Ajkës dhe Amen. Besi ka konfirmuar ndarjen gjatë një bisede me konkurrentët e Fermës Vip.
Besi la të kuptohej se marrëdhënia ishte bërë e vështirë në shtëpi pasi ata ishin bërë si të huaj.
“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëherë se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=2VzEj_S3Xsw
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bes_kallaku/