Egla-Meritoni dhe Ilnisa mbrëmjen e djeshme kanë bërë një sërë provokimesh.
Reagimet e Eglës kanë rënë ndesh me rregullat e Vëllait të Madh i cili nëpërmjet një zarfi të zi iu ka bërë të ditur skualifikimin e aktores.
Pas një sërë paralajmërimesh të bëra nga produksioni duket se banorët kanë zgjedhur të mos i binden rregullave.
Po ashtu një vendim do të merret dhe për Ilnisën dhe Meritonin gjatë spektaklit të së Martës.
Largimi i papritur i aktores ka bërë që një pjesë e banorve të preken.
Jam ok ishte kënaqësi, u knaqëm. Mos bini pre e provokimeve mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qefin tim nuk jam pishman për asgjë u kënaqa shumë. Për gjërat që kam bërë gabim kamë kërkuar ndjesë unë jam Egla dhe do të takohemi jashtë,-tha aktorja.
Linku: https://www.instagram.com/p/C5LW_kjqelq/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C5LW_kjqelq/