Home ShowBiz Humbi të ëmën nga kanceri, Xhesika Polo rrëfen historinë prekëse
Humbi të ëmën nga kanceri, Xhesika Polo rrëfen historinë prekëse
0

Humbi të ëmën nga kanceri, Xhesika Polo rrëfen historinë prekëse

0
0

Ferma Vip na ka dhënë mundësinë që një pjesë të personazheve publik t’i shikojmë të zhveshur nga jeta luksoze dhe më parnë publikut se kurrë.

Një prej tyre është këngëtarja Xhesika Polo. Këngëtarja na ka zbuluar detaje prkëse nga jeta e saj personale në një prej rrëfimeve brenda Fermës.

Gjatë një bisede me Mariana Kondin artistja mes lotësh ka rrëfyer historinë e trishtë me nënën e saj të ndjerë.

Ajo tregoi se ka qenë aty dhe e ka parë mamin e saj duke ndërruar jetë, ndërsa tha se një copë iu ka shkëputur kur ia dha të atit njoftimin.

“Vëllai im është komplet e kundërta ime dhe ai më mban kështu. Mos të ishte për të mund të kisha marrë 100 vendime të gabuara në jetë. Edhe kur iku mami ai u rrit, sepse ka qenë shumë i lidhur me mamin. Tmerrin më të madh kur u sëmur mami kisha Markon, por ai u rrit brenda natës.

Ai u tregua 10 herë më i fortë se unë. Unë isha e vetmja që e kam parë mamin tim të jepte shpirt dhe duhet t’ja thoja të gjithëve. Kur ja thash babit aty mu këput një cop. Dhe erdhi im vëlla dhe më tha do e kalojmë bashkë. Ditën e fundit që ka ndërruar jetë. Unë i përcolla të gjithë dhe ndenja vetë aty. Po shumë e bukur deri ditën e fundit. Nuk të mëson njeri të jetosh pa mamin”– tregoi Xhesika mes lotësh.

Linku: https://www.instagram.com/fermavip.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/xhesikapoloo/

tags: