
Situata në Për’Puthen ka degraduar. Buçi dhe Erika janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin duke tronditur studion dhe publikun.
Buçi ka realizuar një takim me Klaudian por Erika duket se nuk e ka përballuar xhelozinë nga skenat e tyre të nxehta në takim.
Teksa i gjuan me shuplakë Erika i thotë Buçit: “S’ke të drejtë më ta përmendësh emrin tim, mos guxo!”
Buçi ka agravuar situatën më tej duke e kapur atë për fyti.
Kjo video ka marrë shumë kritika në rrjete sociale. Sjellja e Buçit është parë shumë aggressive në kamera dhe komentuesit pretendojnë se pa kamera mund të kishte ndodhur më keq.
Në atë moment të gjithë konkurrentët, moderatorja Megi Pojani dhe opinionistët e spektaklit kanë ngelur të shokuar nga veprimi i dyshes.
Linku: https://www.instagram.com/p/C5RGd1PtXFD/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C5RGd1PtXFD/