Home ShowBiz Jul Deda zbulon dy pyetjet që i ka bërë bashkëshortes në fazë njohje vite më parë
Jul Deda zbulon dy pyetjet që i ka bërë bashkëshortes në fazë njohje vite më parë
0

Jul Deda zbulon dy pyetjet që i ka bërë bashkëshortes në fazë njohje vite më parë

0
0

Julian Deda dhe partnerja e tij  Armanda kanë pothuajse 21 vite njohje së bashku. Çifti kurorëzuan dashurinë rreth 18 vite më parë.

Julin  jemi mësuar ta shikojmë të flasë për gjithçka publikisht por shumë pak për jetën personale.

Me qëndrimin e tij në Big Brother Vip Juli është ‘zhveshur’ më shumë rreth jetës së tij private duke zbuluar momente të këndshme.

Aktori si rrallë herë ka zbuluar dy pyetjet që i ka bërë bashkëshortes vite më parë kur ishin në fazë njohje.

Në një bisedë me banorët Deda tha:

‘Unë për shembull kur jam njohur me gruan të betohem që i kam thënë “A di të bësh për të ngrënë? A di të bësh ëmbëlsira? Më tha “po”, i thashë ok. Të betohem këto ishin ndër dy pyetjet e para.’

Kujtojmë se dyshja janë prindër të dy fëmijëve të rritur tashmë dhe një shembull i një dashurie të madhe në çift që dallgët e jetës nuk kanë arritur t’i mposhtin.

Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

 

tags: