
Pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip. Gara sa vjen dhe bëhet më sfiduese për banorët.
Françeska është banorja, e cila është vendosur përballë zgjedhjes së vështirë për të hapur Kutinë e Pandorës.
Si “bekim”, Vëllai i Madh i ka dhënë mundësinë për të folur me bashkëshortin, i cili i dha mbështetje për rrugëtimin e saj. Ana “e keqe” ka qenë nominimi. Françeska ka pasur mundësinë për të çuar në televotim së bashku me Heidin 3 banorë të tjerë, ndërsa mes së cilëve mund të fuste edhe veten.
Me një vetëbesim të fortë Françeska zgjodhi të çonte në nominim Erjolën, Rozën dhe veten, duke shuar se: “I drejti zhytet, por nuk mbytet”.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/franceska_murati/