
Me 25 maj pritet të mbahet finalja e madhe e Big Brother Vip dhe banorëve iu kanë hyrë ethet e natës magjike që tani.
Mbrëmjen e sotme banorët pritet të përballen me emocione të forta.
Ata kanë filluar të bëjnë llogari se sa persona do të shkojnë në finale. Mendohet se vetëm 4 prej tyre do të përjetojnë emocionet e spektaklit final.
Së fundmi në faqen zyrtare është njoftuar se do të realizohet një eleminim i dyfishtë.
Kujtojmë se në nominim janë Erjola Roza Heidi dhe Françeska. Kjo ishte një zgjedhje që u bë nga vetë Françeska të cilës iu dha mundësia për të hapur kutinë e pandorës.
Njëra prej vajzave largohet sonte dhe duket se dhe një tjetër banor do të eleminohet.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i foitos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/