
Erjola është eleminuar nga gara e Big Brother Vip si pasojë e një eleminimi të dyfishtë. Teksa finalja e madhe po afron gara mes banorëve sa vjen dhe ngushtohet.
Erjolës duket se i ka ndikuar në këtë eleminim deklarata e Gracianos në lidhje me Romeon megjithatë moderatorja e ka marrë me sportivitet eleminimin.
Teksa u përshëndet me banorët ajo u shpreh:
“Ju dua shumë, s’kam asgjë për të thënë tjetër. Fitoftë më i miri”- tha Erjola duke bërë me shenjë nga Juli.
Juli dhe Erjola kanë mbajtur një miqësi të veçantë brenda mureve të shtëpisë i cili me siguri do të zgjasë dhe jashtë.
Po ashtu personit që ia uron fitoren dhe mendon se e meriton atë Erjola tha se është Juli.
Juli nga ana tjetër është në nominim me Meritonin për finalist. Mbetet për tu parë se kush do të zgjidhet finalisti i dytë.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/