
0
0
Romeo i ka dedikuar një tatuazh Heidit së fundmi.
Moderatori ka zgjedhur diçka të veçantë për ta përjetësuar historinë e tyre në trup.
Romeo ka zgjedhur që në krahun e tij të bëjë një ketrush të nervozuar, i cili i dedikohet modeles.
Nëna e Heidit, në mesazhin që nisi përmes “Big Love” e quajti atë me përkëdheli “ketrushe” dhe Romeos duket se nuk i ka shpëtuar ky detaj.
Kujtojmës e historia e tyre ka pasur shumë ulje-ngritje por deri në këtë pikë e kanë ruajtur balancën e lidhjes së tyre.
Mbetet për tu parë në vijim se sa do të zgjasë jashtë kjo histori e cila ka rrëmbyer zemrat e publikut.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/heidiromeo.support/tagged/