Home ShowBiz Mes lotësh Rita Lati flet për dhunën që ka pasur nga ish bashkëshorti
Mes lotësh Rita Lati flet për dhunën që ka pasur nga ish bashkëshorti
0

Mes lotësh Rita Lati flet për dhunën që ka pasur nga ish bashkëshorti

0
0

Roza dhe Rita kanë qenë të ftuara në emisionin e Bora Zemanit ku kanë prekur shumë sfera të jetës së tyre.

Në një rrëfim delikat Rita zbuloi dhunën e vazhdueshme që partneri ushtronte ndaj saj. Aktorja po ashtu u shpreh se nuk ka pasur mbështetje nga familja për këto skena.

“Nuk e bëj kurrë Rozën fajtore për asgjë, e kam lënë vetëm për shkak të punës. Roza bën dhe gabime por ato gabime janë të Ritës. Roza duhet të mendojë që jetën e saj ta shikojë me sy tjetër. Është rritur me kufizimin e familjes. I kam thënë Rozës do rritesh një ditë dhe do flasësh ti për mami, por jo t’i thuash të gjitha në Big Brother.

Unë doja të ikja, por mamaja ime thoshte vdis te burri. Publikun e kisha, Rozën e kisha, gjithë njerëzit më donin. Me të kuqe, jo sikur kisha ngrënë dru, por sikur isha mbuluar me puthje. Zhvishesha shumë herë në banjë kur isha në estradë se isha e nxirë. E kemi mbuluar, i kemi kaluar të tëra. Sa dilja në publik harroja çdo gjë”-u shpreh Rita Lati.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=k1L-JNMk1bA

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/roza_lati/

tags: