Bebe Rexha në daljen e saj të fundit ka folur rreth jetës sentimentale dhe ndarjes që përjetoi kohë më parë.
Bebe rrëfeu se ka bërë psikoterapi dhe ka punuar për t’u fokusuar në “gjërat që e më bëjnë atë të lumtur.”
“Kam kaluar një ndarje dhe mendoj se do të kishte qenë shumë më keq nëse do kisha bërë pushim”-ka thënë 34-vjeçarja në një intervistë për People.
Ajo u nda nga ish-i dashuri Keyan Safyari vitin e kaluar. “Unë thjesht u fokusova në muzikë sepse është e vetmja gjë që më ndihmon vërtet.
Të gjithë duan të jenë të dashuruar, por unë nuk e kam kërkuar këtë.
Unë jam duke u fokusuar te vetja, dhe është me të vërtetë çliruese dhe argëtuese.
Kam kaluar aq shumë në vitet e kaluara që njerëzit nuk e dinë, dhe ndihem sikur më në fund jam në paqe me shumë gjëra. Më në fund ndihem e emocionuar dhe e gjallë.”
bLinku: https://weraveyou.com/2024/05/bebe-rexha-chase-it-mmm-da-da-da/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/beberexha/