Home Lifestyle Parashikimi i motit, 26 maj 2024
Parashikimi i motit, 26 maj 2024
0

Parashikimi i motit, 26 maj 2024

0
0

Përgjatë gjithë 24-orëshit territori shqiptar do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu, më të theksuaranë zonat Lindore.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave konvektive në të gjithë vendim duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurta shiu në të gjithë zonën malore dhe pjesërisht në zonën e ulët.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të mbetet 8°C në zonat malore, ndërsa ulen maksimalet duke regjistruar vlerën maksimale deri në 28°C përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: