
Luizi është padiskutim një nga emrat më të lakuar në mediat rozë për shkak të romancës me Kiarën dhe sukseseve profesionale.
Big Brother këngëtarit i shërbeu si një trampolinë e fortë për të prekur majat e suksesit në çdo aspekt.
Një tjetër sukses që mund të cilësohet si më i madhi i jetës për të është dhe jeta sentimentale.
Kurorëzimi i dashurisë me Kiarën dhe ardhja në jetë e Luna Mari ia ka ndryshuar përfundimisht jetën Luizit.
Këngëtari pavarësisht angazhimeve të shumta po e shijon në maksimum këtë periudhë me të bijën.
Mëngjesi i sotëm i ka gjetur të përqafuar në shtrat së bashku dhe këtë moment kaq magjik babi Luizi ka vendosur ta ndajë dhe me ndjekësit e tij.
Linku: https://www.instagram.com/stories/itsluizejlli/3377789143166837226/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/itsluizejlli/