Aktori Albano Bogdo është larguar nga Ferma Vip me vullnet të plotë. Situata me Baby G ka qenë një shtysë e madhe që artisti të shkonte në këtë vendimarrje.
Skenat e një puthje mes tyre dhe deklaratat e diskutimet që erdhën pas kësaj nuk u përballuan më nga Albano.
Babay G po ashtu e injoroi plotësisht dhe pse ky i fundit u shpreh se ishte i sinqertë në shprehjen e ndjenjave karshi saj.
Shtysën e fundit drejt këtij vendimi ia ka dhënë Robert Aliaj. Ai pas gjithë këtyre debateve dhe lojrave me Baby G si kryefermer i ka kërkuar që të shkojë aktorit tek dhoma e Fakirit por ky nuk e ka dëgjuar.
Më pas vendimi ka ardhur në një zarf nga Agai. Albano ka refuzuar dënimin dhe ka vendosur të dalë nga Ferma Vip. Një pjesë e banorëve kanë tentuar që ta ndalojnë por përpjekja ishte e kotë.
Linku:https://www.instagram.com/albanobogdo2020/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/albanobogdo2020/