Françeska Murati është një nga zbulimet e Big Brother Vip. Modelja kishte një hyrje shpërthyese të cilën e mbajti gjallë me lojën e saj deri pak ditë para finales së madhe.
Big Brother përfundoi por ndjekësit vijojnë të kenë goxha vemendje ndaj saj.
Modelen do ta shikojmë në ekran si pjesë të jurisë së She’s On Top. Në një bashkëbisedim me ndjekësit ajo ka zbuluar se ka plane për të zgjeruar familjen përsëri. Kujtojmës se Franceska ka një djalë që quhet Charlie.
Por duket se këto plane do të vazhdojnë vitin që vjen. Në një komunikim me fansat Françeska tha:
“Si ju bëhet, jeni gati për plazh?” i pyeti ajo fansat, ndërsa një ndër ta iu përgjigj: “Ja këtu në maternitet duke shuar nepsin nga telefoni.”
“Shihemi atje vitin tjetër”– ka shkruar Françeska, teksa krahas saj vendosi emojin e një gruaje shtatzënë.