
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët fillimisht në pjesën më të madhe të territorit. Më pas nga orët e mesditës dhe pasdites mot me vranësira mesatare e të dendura. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. E hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në pjesën më të madhe të territorit për t’u lokalizuar në veri të vendit. Reshjet aty pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.
Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe relievet e larta malore era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-12 m/sek, në mbrëmje era fiton shpejtësi deri në 14-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com