Home ShowBiz Nga porosia e të ëmës së ndjerë tek surpriza nga vjehrra, Anna Lika përjeton emocione të forta
Nga porosia e të ëmës së ndjerë tek surpriza nga vjehrra, Anna Lika përjeton emocione të forta
0

Nga porosia e të ëmës së ndjerë tek surpriza nga vjehrra, Anna Lika përjeton emocione të forta

0
0

Anna Lika po kalon një periudhë tejet të vështirë pas humbjes së nënës.

Aktorja ka ardhur me një intervistë tejet emocionuese ër ndjekësit ku ka zbuluar detaje nga porositë që e ëma iu la para se të ndërronte jetë.

“Para se mamaja ime të ndahej nga jeta më thoshte se “Ditën që unë do iki dua të më vini këtë këngën, të visheni bukur, të lyheni.” Dhe ne e kemi përcjellë si donte ajo  me këtë këngë, të lyera…me lot në sy.

Mëngjesin e 25 dhjetorit mora një telefonat që nuk do doja ta merrja kurrë. Mbas atij mëngjesi bota ime u shemb. Nuk e dija a isha në ëndërr a ishte e vërtetë ajo që po ndodhte. Thjesht kuptova se nuk do ta përqafoja më.”

Gjatë emisionit ajo mori surprizën prekëse nga vjehrra, nëna e Bjordit.

“Nënën s’ta zëvendësoj dot pasi nënë ka një. Por, unë të premtoj e dashur Anna se do më kesh gjithmonë pranë sa herë të kesh nevojë për dorën e ngrohtë të mamasë sate”,  i tha ajo.

E emocionuar mes lotësh, Anna e falenderoi për dashurinë që i jep dhe që ia bën gjërat më të lehta.

Linku: Se Luan Topi

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anna_lika/

tags: