
Beniada Nishani përveçse një modele e spikatur tani më është kthyer në një nga emrat më të dashur për ekranet shqiptare.
Modelja dhe jeta e saj sentimentale gjithmonë ka ngjallur kuriozitet tek ndjekësit.
Beniada hodhi poshtë aludimet se është në një lidhje me një djalë teksa ishte e ftuar në Top Arena.
A është e vërtetë që një djalë misterioz i ka rrëmbyer zemrën?
“Nëse është një djalë misterioz të shfaqet dhe të më sjellë trëndafila të kuq”, tha Beniada.
Kujtojmë se romanca e fundit për të cilën modelia u përfol mediatikisht është ajo me Blerti Hajdarin e cila duket se nuk zgjati shumë dhe dyshja kanë preferuar të mos flasin publikisht rreth saj.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=LV3d3iyyjUo
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C6TgjL-t9cv/?img_index=1