
Në vendin tonë vijon qarkullimi i masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites.
Ndërsa orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit por më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 17°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qëndrore deri në 42°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com