Home Lifestyle Sipas shkencëtarëve stresi tek njerëzit mund të ndikojë në nivelin e optimizmit të qenve
Sipas shkencëtarëve stresi tek njerëzit mund të ndikojë në nivelin e optimizmit të qenve
0

Sipas shkencëtarëve stresi tek njerëzit mund të ndikojë në nivelin e optimizmit të qenve

0
0

Studimi u realizua nga shkencëtaret duke marrë pronarët e qenve të cilët vendosën të bëjnë një test matematikor duke përfshirë diçka relaksuese dhe nëpërmjet tij ata vëzhguan efektin në emocionet e kafshëve të tyre. 

Aftësia e qenve për të ndjerë nivelet e stresit tek njerëzit është e njohur prej kohësh. 

Shkencëtarët tani besojnë se kanë zbuluar se kur një qen ndjen një person në stres kjo ndikon në një efekt të dytë në sjelljen e kafshës pasi e bën atë pesimist. 

Kërkimi i ri besohet të jetë i pari që teston se si gjendjet emocionale e pronarëve  mund të ndikojë në kafshët e tyre. 

Dr. Nicola Rooney lektore e lartë në shkollën veterinare të Universitetit të Bristolit dhe autore kryesore u shpreh: “Pronaret e qenve e dinë se sa të ndjeshëm janë kafshët  ndaj emocioneve të tyre, por këtu tregojmë se edhe aromat e një njeriu të panjohur dhe të stresuar ndikojnë në gjendjen emocionale të qenve . 

“Ata shpesh e përshkruajnë se stresi udhëton nëpërmjet qafores por ne gjithashtu kemi treguar se mund të udhëtojë edhe nëpër ajër.” 

Ajo shtoi se kuptimi i mënyrës se si stresi njerëzor ndikon në mirëqenien e qenve ishte i rëndësishëm për qentë në stalla dhe për qentë ndihmës dhe shoqërues. 

Grupi përdori një test të “optimizmit” ose “pesimizmit” tek kafshët për të përcaktuar nëse ato ndiheshin në emocione pozitive ose negative pas ekspozimit ndaj aromave të stresuara dhe të relaksuara të njerëzve. 

Kërkuesit rekrutuan 18 çifte pronarë-qenë për të marrë pjesë në prova në të cilat qenve iu mësohej se në momentin që një tas ushqimi vendosej në një vend ai përmbante një shpërblim, por kur vendosej në një vend tjetër ai ishte bosh. 

Pasi qentë mësonin ndryshimin midis vendndodhjeve të tasave ata ishin më të shpejtë për të afruar në vendndodhjen me shpërblim se sa në atë bosh.  

Një afrim i shpejtë reflekton optimizëm për praninë e ushqimit në këto vendndodhje të paqarta ndërsa një afrim i ngadaltë tregon pesimizëm dhe emocione negative. 

Kërkuesit zbuluan se aroma e stresit i bëri qentë më të ngadaltë për tu afruar në vendndodhjen e paqartë dhe më të afërt me atë ku ata ishin trajnuar . Ky efekt nuk u përsërit pas ekspozimit ndaj aromës relaksuese. 

Grupi gjithashtu zbuloi se qentë vazhduan të përmirësojnë mësimin e tyre për praninë ose mungesën e ushqimit në dy vendndodhjet e trajnuara të tasave dhe se ata e mësuan ndryshimin më shpejt kur aroma e stresit ishte e pranishme. 

Linku:https://www.theguardian.com/lifeandstyle/article/2024/jul/22/stress-in-humans-can-affect-how-optimistic-dogs-feel-research-suggests

Burimi i fotos:freepic