
0
0
Distria Krasniqi një emër i spikatur në sportin e xhudos ka marrë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Parisit, pasi është mundur në finale nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, e cila rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Distria zhvilloi një garë të shkëlqyer deri në finale, ku kërkonte medaljen e artë, por u mund me pikë 1-0 nga xhudistja nga Uzbekistani.
Në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti xhudisten nga Italia, Odette Giuffrida.
Kjo është medalja e parë për Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe e katërta në total.
Linku: https://web.facebook.com/search/top?q=distrie%20krasniqi
Burimi i fotos: https://web.facebook.com/search/top?q=distrie%20krasniqi