Home Sport Sportistja braziliane përjashtohet nga Lojërat Olimpike, ja cila është arsyeja
Sportistja braziliane përjashtohet nga Lojërat Olimpike, ja cila është arsyeja
0

Sportistja braziliane përjashtohet nga Lojërat Olimpike, ja cila është arsyeja

0
0

Përgjatë ditës ka ardhur lajmi se është përjashtuar nga Lojërat Olimpike notarja braziliane, Ana Carolina Vieira. Shkaku i përjashtimit është  pasi  ajo ka vendosur të dal nga Fshati Olimpik për të shijuar jetën e natës në Paris. 

Notarja braziliane, Ana Carolina Vieira ka dalë në qytet pa autorizim bashkë me të dashurin e saj brazilian, Gabriel Santos. Ai gjithashtu ishte pjesë e ekipit  por më von u eleminua.

22-vjeçarja ka dalë fshehurazi nga fshati Olimpik për t’u takuar me Santos më 26 korrik pa leje. Sipas mediave braziliane kur është përballur me këtë shkelje nga Komiteti Olimpik Brazilian ajo i është drejtuar atyre me fyerje dhe është dërguar menjëherë në një fluturim për në shtëpi. 

Organi qeverisës i sportit në Brazil e përshkroi reagimin e saj si “përbuzës dhe sfidues në mënyrë agresive”. 

Partneri i saj, Santos i cili u eliminua në çerekfinalet mori masë  disiplinore megjithatë thuhet se ai kërkoi falje për shkeljen e rregullave. 

Linku: https://www.dailymail.co.uk/sport/olympics/article-13684471/Brazilian-swimmer-Olympic-Games-Paris-boyfriend.html 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClXKVKist65/