
Aulon Musta përveçse aktive në ekran është shumë aktive dhe në rrjete sociale. Së fundmi Aulona na ka zbuluar më shumë rreth raportit me vjehrrën.
Në ditën e lindjes së saj moderatorja nuk i ka kursyer fjalët e zemrës. Krahas disa pozave në rrjete sociale ajo shkruan.
Unë mendoj që në jetë kam qenë e bekuar në shumë forma, e për shumë gjëra, e njëra ndër to është padyshim vjehrra ime.
Edhe ta kisha zgjedhur vetë me porosi, nuk do e kisha bërë dot kaq të mirë!
14 vite dhe s’më mërziti një herë të vetme! Gjithmonë gati për të më ndihmuar në çdo gjë, mirëkuptuese në gjithçka, gojë mjalt e mbështetëse, gjithmonë duke menduar për mua/ne edhe në ditët e saj më të vështira!
Teuta të dua shumë, shumë, shumë! U bëfsh edhe 100 sepse të dua pranë nesh gjjthmonë.
Linku:https://www.instagram.com/aulonamusta/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/aulonamusta/