
Çmimet e Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit (BAFTA) janë ndër çmimet më të respektuara në fushën e filmit dhe televizionit. Edhe pse jo aq popullor sa Oscars, BAFTA-t janë po aq të rëndësishme dhe po aq të njohura sa Golden Globes.
Ceremonia e parë e ndarjes së çmimeve u mbajt në vitin 1949 dhe që atëherë, çmimet BAFTA janë dhënë çdo vit. Dhe ndërsa industria e argëtimit po kalon nëpër ndryshime të rëndësishme në dritën e politikave të ndryshme që ndikojnë në disa vendime, BAFTA-t kanë konfirmuar së fundmi se nuk do të bëhet një ndryshim i madh.
Gjegjësisht, Brit Awards së fundmi kanë prezantuar kategoritë neutrale gjinore për interpretuesit që e identifikojnë veten si të tillë, por BAFTA ka konfirmuar se ata nuk do të prezantojnë kategori të tilla dhe se kategoritë e meshkujve dhe femrave për interpretuesit do të mbeten të paprekura.
Linku: https://m.imdb.com/news/ni64758691/?ref_=nws_nwr_li
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bafta/tagged/