Ronaldo Sharka gjatë kësaj periudhe është vënë re se ka humbur shumë peshë.
Në daljen e tij të fundit për Wake-Up ai ka zbuluar komentet negative dhe bullizuese që ka ndeshur gjatë rrugës.
“Në fillim i merrja me shumë sportivitet komentet, le ta themi troç “je bërë si lopë’,” tha ai.
I pyetur se kush i bënte komentet negative, Ronaldo u shpreh:
Të gjithë, edhe njerëz që ti pretendon që kanë një lloj niveli të komunikuarit dhe një lloj statusi në karrierë, por edhe njerëz përditshmërie.
Në fillim nuk e kisha problem, pastaj filloi të bëhej shumë e bezdisshme, derisa një ditë të bukur pas përfundimit të “Top Arena”-s ku isha pjesë e stafit, ku kisha ngrënë edhe më shumë seç duhet. Nga mesi i korrikut, praktikisht 1 muaj e gjysmë ka që unë mora vendimin për të nisur palestrën. Isha në një fazë ku nuk lidhja as atletet e mia, pra barku më krijonte vështirësi, vështirësi në frymëmarrje, regjisorit i lutesha që planin ta kisha nga gjoksi e sipër se kisha shumë komplekse.
Sado njerëz ty të flasin, të duhet thjeshtë ai kliku në kokën tënde që ti të thuash “stop dhe tani është momenti që ti të jesh mashkulli më i bukur i ekraneve shqiptare”. Unë jam 1.86 centimetra, ndoshta nuk dukej aq shumë se sa mund të duket tani. Në ditën që unë nisa palestrën isha fiks 120 kilogramë dhe tani jam 109 kg. Pra minus 11 kilogramë.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=353UVKdyOHA
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ronaldo.sharka/