0
0
Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë një sistem të fuqishëm vranësirash duke gjeneruar shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në zonat qendrore dhe jugore duke lënë me shira disi më të pakët zonat veriore të territorit. Ndërkohë vijon moti i paqëndrueshëm edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 4 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com