Home ShowBiz Jul Deda kritikon hapur Albano Bogdon për fjalorin eksplicit
Jul Deda kritikon hapur Albano Bogdon për fjalorin eksplicit
0

Jul Deda kritikon hapur Albano Bogdon për fjalorin eksplicit

0
0

Jul Deda ka reaguar për daëjen e fundit të Abanos i cili u shfaq me një fjalor pa filtra në ekran. Nuk është hera e parë që Albano përdor fjalor eksplicit megjithatë Juli ka pasur disa fjalë për të nëpërmjet një video në rrjete sociale.

“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që ka bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.

Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.

Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”.

Linku: https://www.tiktok.com/@juldeda_

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/juldeda/