
0
0
Bora Zemani prej kohësh është në një romancë me Donaldin. Lidhja e tyre shpesh është përfolur për të kaluar në një stad tjetër si martesa megjithatë asgjë konkrete nuk është konfirmuar.
Në daljen e fundit Bora ka zbuluar më shumë për raportin me të ëmën e Donaldit.
Ajo tregoi se nuk e thërret dot vjehrrë.
‘Unë nuk e quaj mamanë e partnerit “vjehërr” sepse më duket sikur e shaj. Kemi marrëdhënie shumë të mirë bashkë, ulemi dhe flasim për orë të tëra, mbi të gjitha jemi të dyja nga Kuçi i Vlorës. Mbase origjina ndikon në këtë pjesë,” u shpeh ajo.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=22DUZ05MoAY
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/borazemani/