Home Sport Majlinda Kelmendi rrëfen sfidat e vështira të xhudos në karrierën e saj
Majlinda Kelmendi rrëfen sfidat e vështira të xhudos në karrierën e saj
0

Majlinda Kelmendi rrëfen sfidat e vështira të xhudos në karrierën e saj

0
0

Majlinda Kelmendi një emër i rëndësishëm në fushën sportie kryesisht në atë të xhudos. Prej kohësh ka qenë e tërhequr nga vëmendja mediatike.

Në daljen e saj të fundit ajo ka ndarë eksperiencën e saj 22 vjeçare në xhudo dhe sakrificat e mëdha që i është dashur të bëjë.  Tani ajo është trajnere dhe jo garuese. Majlinda zbuloi se ka refuzuar shuma të majme për të qëndruar përfaqësuese e Kosovës dhe jo e vendeve të tjera.

‘Edhe sot njerëzit vazhdojnë të më pyesin se si i kam refuzuar milionat, mënyra se si më shohin njerëzit ajo as nuk blihet e as nuk shitet. Derisa je garues gjithmonë duhet ta kesh parasysh se mund t’iu vijnë lëndimet, janë pjesë e rrugëtimit dhe ndoshta vijnë në momentin më të keq për ty, nuk i pret asnjëherë. Nuk e di unë si do të isha ndjerë ose a do ia kisha falur vetes nëse do kisha shkuar në vitin 2015 në Kazakistan dhe do ta kisha marrë medaljen e artë olimpike për Kazakistanin”.

Po ashtu ajo tha se ka sakrifikuar shumë në familje pasi nuk ka qenë aty prezente.

“Nuk kam shkuar në asnjë dasmë apo fejesë. Babai i ka 71 vjet ndërsa nëna gati 70 dhe unë kam munguar në këto vitet e fundit në pjesën më të madhe të ditëlindjeve të tyre. Kam dalë shumë pak, madje as në restorant nuk kam shkuar, njerëzit kanë pasur shumë pritshmëri prej Majlindës dhe unë këtë e kam ditur. Kam sakrifikuar shumë gjatë karrierës, kam pasur një karrierë 22-vjeçare, sidomos ato 15 të fundit kanë qenë shumë intensive”

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Og0QubbZPhE

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=Og0QubbZPhE

tags: