Boksieri Robin Krasniqi po kalon momente të vështira. I ati i tij është ndarë nga jeta.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai bën të ditur se ka ndërruar jetë babai i tij, duke thënë se ishte krenar për të si një nga mbështetësit më të mëdhenj në jetë dhe karrierë.
Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë!
Ti ishe mbështetësi dhe këshilltari i jetës sime, më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës sime!
Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalosur nga jeta ime, buronte nga mirësia e burrëria jote babë!
Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri yt dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë. Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë. U bëfsh banor i xhehnetit babë. Në zemrën time do të të mbaj gjithmonë.
Linku:https://www.instagram.com/p/DA88O2vtfS-/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DA88O2vtfS-/