
Dita e sotme do të ketë mbizotërim të motit të paqëndrueshëm ku që në orët e para të mëngjesit ka vranësira në zonat veriore me reshje të herëpashershme në formën e rrebesheve.
Parashikohet që deri në orët e mesditës, reshjet e shiut të përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Orët e pasdites sjellin përmirësim të kushteve të motit, si fillim në zonat veriore e më pas gradualisht në pjesën tjetër të territorit. Në orët e mbrëmjes dhe natës vonë vendi ynë do jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.
Temperaturat në orët e para të mëngjesit kanë regjistruar vlerat minimale në 12 Gradë Celsius, ndërsa maksimumi do shkojë rreth vlerës 25 ose 26 Gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët. Parametri i erës herë pas here shfaqet problematik.
Linku:meteoalb
Burimi i fundit: pexele.com