
Vajza e R Kelly akuzon yllin se e ka sulmuar seksualisht kur ajo ishte vetëm fëmijë.
Muzikanti i turpëruar R Kelly aktualisht po vuan 31 vjet në burgun federal për dënime për abuzim seksual të fëmijëve.
26-vjeçarja Buku Abi ka thënë se kujton se babai i saj e kishte abuzuar seksualisht kur ajo ishte tetë ose nëntë vjeç.
“E mbaj mend që u zgjova dhe ndieja atë teksa më prekte”, tha 26-vjeçarja, e cila më parë mbante emrin Joann Kelly. Më tej, ajo shtoi:
“Nuk dija ç’të bëja, ndaj qëndrova atje dhe bëra sikur po flija”.
“Nuk doja të besoja se ka ndodhur, sepse për mua, ai ishte gjithçka. Nuk e dija. Edhe nëse do të ishte person i keq, sërish nuk do e bënte atë me mua. Kisha shumë frikë t’ia tregoja dikujt. Kisha shumë frikë t’ia thoja mamit”, rrëfeu ajo.
Linku:https://www.mirror.co.uk/3am/celebrity-news/r-kellys-daughter-accuses-star-33876362
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/rkelly_igfan/tagged/