
Sara Karaj duket se nuk po kalon një periudhë të favorshme shëndetësore. Blogerja e njohur ka ndarë çopëza të kësaj situate me ndjekësit pa zbuluar diagnozën.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Sara shkruan:
Postimin, ajo e ka shoqëruar me disa foto ku shihet duke qarë, e në fund zbulon edhe skanerin e kokës
“Kjo është hera e parë që unë vendos të ndaj një pjesëz të vogël të një realiteti që në mendjen time, është kaq i shenjtë dhe kaq i fshehur vetëm për mua, por mbase ndihmoj dikë duke i thënë që Instagrami nuk është realiteti. Është një sekuencë e vogël e gjithë ditës dhe ajo që unë realisht do të doja të shikoja çdo ditë për t’u ndjerë mirë dhe kur gjërat nuk janë aq mirë. Është kaq e rëndësishme që ndonjëherë të ‘lëshohemi’ që të ngrihemi prapë. Por për të gjitha e dini ju, ia dalim!”
Linku:https://www.tiktok.com/@sara.karaj?lang=en
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/sara.karaj/