Home ShowBiz ‘Isha në depresion’, Adelina Tahiri rrëfen momentin e vështirë pas lindjes së djalit
‘Isha në depresion’, Adelina Tahiri rrëfen momentin e vështirë pas lindjes së djalit
0

‘Isha në depresion’, Adelina Tahiri rrëfen momentin e vështirë pas lindjes së djalit

0
0

Adelina Tahiri është një emër super i lakuar në tijtujt rozë por prej kohësh ka qëndruar e tërhequr nga daljet publike.

Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin e Orinda Hutës ku ka zbuluar disa të pathëna nga mëmësia me të birin Jon dhe raportin me partnerin.

Adelina u shpreh se shtatzënia erdhi në formë të papritur por lajmi i gëzoi pa masë çiftin dhe të gjithë familjen.

Gjatë shtatzënisë Adelina tha se kishte fituar 30 kilogram dhe nuk ishte e përgatitur që trupi i saj do të ishte në atë gjendje pas lindjes.

Kalova në depression të thellë sa nuk ushqehesha. Ndoshta do të tingëlloj egoiste por nuk isha  elumtur me veten dhe vetëm 20 ditë ushqeva me gji Jonin. Trupi im ishte kthyer në një problem për mua por fatmirësisht për një muaj arrita të rikthehesha në gjendjen e mëparshme.

Djali i tyre është 6 vjeç dhe Adelina zbuloi se kanë plane përsëri për zgjerimin e familjes. Ajo shprehu dëshirën për të pasur një vajzë.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=PH7n-ozUwCE

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/