Home ShowBiz Lajmi i shtatzënisë i gjeti të ndarë, Ledri flet për përjetimet e atij momenti
Lajmi i shtatzënisë i gjeti të ndarë, Ledri flet për përjetimet e atij momenti
0

Lajmi i shtatzënisë i gjeti të ndarë, Ledri flet për përjetimet e atij momenti

0
0

Ledri Vula ishte i ftuar në emisionin e Arbanës ku zbuloi shumë të pathëna rreth jetës së tij private.

Në një moment të intervistës ai zbuloi se shtatzënia e Sarës ishte e paplanifikuar. Ledri tregoi se ata ishin ndarë dhe pas disa javësh Sara e ka marrë dhe i ka dhënë lajmin se ishte shtatzënë.

Ledri u shpreh se pyeti Sarën nëse donte ta mbante. E gjithë kjo ka ndodhur në periudhën e pandemisë dhe pse raporti i tyre po kalonte një krizë të forte ata gjetën një gjuhë të përbashkët.

“E donim, por erdhi pa paralajmërim! Ishim ndarë një ditë para se Sara të më tregonte ekon. Kur më njoftoi, po darkoja me miq dhe kisha pirë pak – mendova se ishte ëndërr. Pyetja ime e parë ishte: A do ta mbajmë? Ajo ishte shumë e lumtur,” – tregoi Ledri, duke përshkruar momentin e parë kur kuptoi që do të bëhej baba.

Momentin e ardhjes në jetë të vajzës Ledri e përshkruajti kështu:

“Lot gëzimi! Nuk më ndaleshin lotët dhe nuk doja t’i ndalja, ishte momenti më i lumtur i jetës sime,” – tha këngëtari.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=NbU5-9uhp7w

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/ledrivula/

tags: