‘Të merr kujtimet dhe një pjesë të njeriut’, Jonida flet për përballjen e të atit me demencën
Jonida Vokshi ka qenë e ftuar në emisionin Sol ku ka ndarë detaje nga ky moment i vështrë që po kalon pas humbje së të atit.
Moderatorja u ndal pak tek problemet shëndetësore që i ati kishte dhe fatkeqësisht nuk ia doli.
Babi filloi të kishte problemet e para me harresën rreth katër apo pesë vjet më parë,” tregoi ajo, duke kujtuar se fillimisht bëhej fjalë për momente të vogla si harrimi i objekteve apo përsëritja e historive.
Por shpejt, familja kuptoi se harresa nuk ishte momentale. “Ishte fillimi i një sëmundjeje të rëndë, demenca, që me kalimin e kohës e ndryshoi plotësisht,” tha Jonida me emocione.
“Është e vështirë të përballesh me diçka të tillë. Të merr kujtimet, të merr një pjesë të njeriut që ti e do më shumë. Dhe ti ndihesh i pafuqishëm, sepse nuk e di si të sillesh apo si ta përballosh.”
Pavarësisht gjithçkaje, Jonida theksoi se dashuria e babait të saj nuk u zbeh kurrë. “Ai kurrë nuk e humbi aftësinë për të treguar dashuri, deri në fund. Dashuria e tij ndaj meje, mamit, Besnikut dhe mbi të gjitha ndaj fëmijëve mbeti e fortë.”
Për sa i përket eksperiencës në Big Brother ajo e cilësoi sit ë lodhshme për shkak të disstancës dhe udhëtimeve të shumta mes Tiranës dhe Prishtinës. Këtë edicion e ka cilësuar sim ë sfilitës për shkak se dinamikat e personazheve janë më të vrullshme.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=ITHNmWZTvOw
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/