Gazetari i ‘Piranjave’ Freard Rista nderohet me çmimin “Reporteri i Vitit 2024″ nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me në krye Aleksandër Çipën dhe më mbështetjen e JTI, ka organizuar një ceremoni të veçantë vlerësimi për gazetarët këtë të mërkurë në Prishtinë.
Në këtë ceremoni është nderuar me çmime përkatëse puna dinjitoze e gazetarëve.
Ndarjes së çmimeve i ka paraprirë forumit me temë “Parashikueshmëria si çelës i stabilitetit ekonomik dhe lufta kundër aktiviteteve të paligjshme”.
Unioni i Gazetarëve ka nderuar ditën e sotme me çmimin “Reporteri i Vitit 2024″, gazetarin e emisionit investigativ “Piranja”, Freard Rista.
Gazetarin Freard Rista prej kohësh e shikojmë të raportojë me dinjitet dhe sukses tema sa të vështira dhe delikate nën logon e emisionit Piranjat.
Ai u vlerësua me çmimin me motivacionin “Gazetar i vullnetit dhe këmbënguljes profesionale. Pasioni për raportim të thelluar për çështje me ndjeshmëri të lartë njerëzore ka ndikuar në vendosjen e drejtësisë për qytetarë të viktimizuar nga mashtrimi”.
Linku:Piranjat
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/C6gpJvctRum/