Figurat publike e kryesisht artistët gjithmonë kanë pasur dhe do të kenë influence tek të rinjtë. Një pjesë e madhe prej tyre i shikojnë si idhuj dhe mundohen ti ndjekin dhe imitojnë në hapa të ndryshëm. Pas ngjarjes së rëndë të Martin Canit i cili u nda nga jeta si pasojë e një sulmi me thikë disa herë nga një bashkëmoshatar e ka bërë më emergjente thirrjen për të ndryshuar diçka si shoqëri për të ardhmen e pasigurtë të rinisë së vendit.
Noizy një nga reperët më të ndjekur kryesisht nga adoleshetët dhe jo vetëm ka reaguar ashpër. Ai iu është drejtuar të rinjve në zhargonin e tyre duke dhënë këtë mesazh për ta.
Do flas në gjuhën që të më kuptoni ju adoleshentët e”fort”.
Në kohën kur isha unë adoleshent e shumë moshatarë
si puna ime, I masnim koqet me mundje, ose ndeshje
boksi tek e tek, pa arme pa thika, kaçavida, pistoleta etj.
E në fund kush fiton fiton jepnim dorën njëri tjetrit dhe
aty u ndante shapi nga sheqeri. Ju adoleshentët e sotit
nuk jeni ma P9 se unë e moshatarët e mi, këtë ua siguroj
unë me 1 milion firma, ju që përdorni armë që në këtë
moshë jeni legena jeni frikacak dhe adoleshenta të
dështuar, përfundimi do të jetë shumë i keq për ju këtë
ta keni të sigurt, po tregohem i ashpër por është e
vërteta, unë po e vuaj vetë me psikopata të TikTokut
këtë gjë dhe e di mirë se çfarë po flas, uroj që qeveria të
marrë masat për mbylljen e TikTokut në Shqipëri.
Dhe shpreh keqardhje për familjen e djalit që u nda nga
jeta me hilen e një moshatarit të vet. Turp.
O çuna futuni në boks që të fitoni siguri në vetevete
mos të keni nevoj të mbani thika e armë nga frika.
Adoleshent/Cuna/Burra me arm janë dhjaksa.
Linku: https://www.instagram.com/noizy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/noizy/