Home ShowBiz Pas deklaratës thumbuese të Rudinës, reagon ish partneri i saj Aleksandër Varfaj
Pas deklaratës thumbuese të Rudinës, reagon ish partneri i saj Aleksandër Varfaj
0

Pas deklaratës thumbuese të Rudinës, reagon ish partneri i saj Aleksandër Varfaj

0
0

Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshortit të saj Aleksandër Varfaj i janë kthyer përballjeve të forta publike. Shkak i nxitjes së debatit është bërë deklarata e përgjithësuar që dha Rudina në emisionin Goca dhe Gra.

Teksa flisnin për divorcing ku në mes ka fëmijë ajo u ndal pak tek pensioni i mirëmbajtjes së fëmijës financiarisht dhe ilustroi indirekt me ish-burrin duke e akuzuar se fsheh të ardhurat duke mos dhënë sa i takon në bazë të tyre, pagesë për vajzën e tyre Viktoria.

Pas gjithë kësaj nuk ka munguar një deklaratë e fortë e tij:

Meqë jam bërë pjesë e diskutimit më të rëndësishëm të grave të lagjes qe i bejnë fresk njëra-tjetrës, po shpreh realitetin tim.
Pas gati 3 vite që nuk takoj vajzën time (sepse nuk do ti), duhet të degjoj se si unë fsheh të ardhurat për mos të paguar më shumë për vajzën time?
Bëne sikur harron besoj se llogarinë ma ke dhënë pas nuk e di sa kërkesash nga ana ime, që të isha në rregull me shtetin se ato pagesat që bëja unë kur të mori opgj në tel i the nuk ka paguar gjë. Dhe justifikimi jot ishte “pse ça do thoja unë që i ke paguar”?
Për ironin më të madhe përmend gjyqin që ti e hape vet ku janë 3 pika dhe jo 2, siç të intereson ty.
1. E para dhe me e rëndësishshja për ty ke kerkuar në gjykatë PADENJESINE time.
Unë i padenjë të rris fëmijën tim, si nëne e si babë si te isha një i ve. Do ta jepnin direkt nese nuk i paguaja në bankë.
2. Pensioni ushqimor nëse do të rikujtoj u tërhoqe ti nga kërkesa pa qene nevoja për tu hapur fare fitimet e mija, por ti harron që e ke të regjistruar çdo gjë.
3. Që është fiks për tu trajtuar është si mundet një njeri që fallsifikon firmën e dikujt dhe e pranon fajin të kerkojë të drejtë gjithë jetës të ketë firmë pa më pyetur mua. Po të jemi shtet normal do ikje ne burg ti, ai qerosi që ngjante me mua 2 herë dhe noteri Ermal Hamzaj që 2 herë nuk mori karten time te identitetit por që u mjaftua ose bashkepunoi me ty për të dalë vajza ime jashtë shtetit. Me thuaj kur e ke kerkuar dhe sta kam dhenë, datë dhe fakte jo pasi bëra kërkesë në prokurori por përpara? Është shumë mirë që po trajtohesh me psikolog. E them realisht për vajzën time sepse i duhet të ketë një nënë normale. Pyeti pak për rëndësinë e babit në jetën e vajzës dhe shpresoj te kuptosh qe i ka dhe gjyshërit në Shqipëri ai fëmijë dhe nuk duhet prokurë për ti takuar.
Dhe me që u ankove për pensionin ushqimor qe e paguaj çdo muaj dhe pse nuk më lejon të takoj vajzen time dhe pas shume e shume tentativash, pse nuk flitet për gjyqin e shtepisë qe dikur shpreheshe se nuk dua asgje, por sot bej rreth 3 vite që shkoj poshtë e lart nëpër gjykata? Shtëpi me vlerë të konsiderueshme, qe do ta përvetësosh te gjithen edhe pse nuk të takon.
A po, mund te flasim dhe per psikologen qe cuditerisht neper vleresimet psikologjike qe une kam te shkruara e zeze mbi te bardhe, thuhet se vajza ka nevoje per te atin dhe deshiron ta takoj. Pyeti pak per rendesine e babit per vajzen dhe shpresoj te kuptosh qe i ka dhe gjysherit ne shqiperi ai femije dhe nuk duhet prokure per ti takuar. Kam tre vjet qe endem gjykatave per femijen tim qe me takon ta kem prane me zot, me moral dhe me gjykate. Ti e di shumë mire si i ke blerë të gjitha hallkat por te verteten nuk e blen dot. Eshte shume e cuditshme qe vajza ime di per prokura, di per denoncime, di per kercenime, di per kallezime ne polici kundrejt familjes time pa na takuar asnje nga ne. Se di se kush ia thote dhe si ia thote por kur te rritet do ia them une me dokumenta reale audio dhe video se une skam dashur kurre ta bej pjese e teorive boshe aq te demshme per te.
Kaq per sot me mire!
Kam aq shumë për të thënë, por… Kaq për sot më mirë!”

Linku:https://www.instagram.com/aleksander_varfaj/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/rudinadembacaj/