Edi q në ditën e parë që u fut në shtëpinë vip ka trazuar shumë ujrat. Ai më afër nga të gjithë ka pasur Drilonin dhe jashtë me siguri i pret njl miqësi e mirë.
Edi ka vendosur në mënyrë të paprituur për tu largu nga kjo eksperiencë.
Edi tha se donte të largohej menjëherë për shkak të disa çështjeve që kishte lënë pezull jashtë këtij formati, ndonëse nuk zbuloi më shumë për publikun.
“Dua të dal prej shtëpisë, ka shumë arsye. Kam folur dhe me vëllain e madh. Nuk kam asgjë me banorët këtu, kemi kaluar shumë mirë”, tha Edi, ndërsa moderatorët u përpoqën ta bindnin të qëndronte dhe të reflektonte mbi vendimin e tij.
E pak para se të dilte, ai i la një porosi mikut të tij më të mirë Drilonit.
“Të kam thënë se psiqikisht kam qenë i lodhur, nuk është puna te banorët. Kemi kaluar shumë fortë”, iu drejtua Edi – Drilonit.
“Të pres jashtë, për çdo gjë më ke mua. Më ka ardhur shumë mirë që kemi mundur të shfrytëzojmë këtë kohë bashkë, me ushtrime me çdo gjë. Nuk mund të dalë jashtë vetes. Nuk mundem më, i kam punët e mia jashtë që i kam lënë llug”, theksoi tutje ai.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=mqZQPA4w9Vg
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DATFlMQgliS/