Home ShowBiz Gent Hazizi rrëfen historinë e trishtë të humbjes së vëllait
Gent Hazizi rrëfen historinë e trishtë të humbjes së vëllait
0

Gent Hazizi rrëfen historinë e trishtë të humbjes së vëllait

0
0

Artisti Gent Hazizi, ka rrëfyer për herë të parë humbjen e vëllait të tij të madh. Ai ka qenë i ftuar në emisionin e Rozana Radit ku ka hapur zemrën para ndjekësve.

“E kam gjithmonë fotografi, me vëllain tim të shtrirë…që kishte një litar gjaku dhe mua më dukej sikur po t’ia hiqja do t’ia shkurtoja. Vrau veten, një tragjedi familjare, asokohe punonte… kishte armë, punonte në Drejtorinë e Dytë që quhej atëherë, nuk po merrem me detaje si ishte historia, por po merrem me veten time që e pashë të shtrirë dhe… kam jetuar gjithë jetën time me mendjen që unë kam vdekur atë ditë dhe çdo gjë më dukej…

Kam arritur ta fal pas gati 25 viteve. U bë sebep zysha ime në Itali që më tha, unë do të bëja Mark Antonin dhe po përdorja figurën e vëllait për të folur për Cezarin e vdekur. Ajo më tha ‘e ke gabim, pavarësisht se ndjesia është shumë e fortë, e ke gabim sepse ti nuk e ke falur atë’, kështu që më futi pastaj në një gjendje që unë ta rijetoja atë histori, pastaj më tha ‘mbylli sytë, shikoje vëllain tënd edhe njëherë, fale dhe lëre të shkojë’. Unë kam dalë nga ajo gjendje, i thashë kush je ti që më bën këto gjëra?”, ka treguar aktor

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=qnO-j6OikWU

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=qnO-j6OikWU

tags: