Nga mungesa tek roli i prindërve në jetën e tij, Sinan Vllasaliu hap zemrën në daljen e fundit
Sinan Vllasaliu është një nga zërat më të dashur të muzikës ndër vite. Këngëtarin dhe pse jemi mësuar ta shikojmë në ekran shpesh herë jetën e tij private ai është munduar ta mbajë larg vëmendjes mediatike.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin Sol ku ka zbuluar një anë tjetër të tij. Këngëtari ka folur për mungesën e prindërve dhe rolin e forte që ata patën në jetën e tij.
Është lakmia te të tjerët, se fëmija lakmon, si pjesa e dhuratës për shembull. Kur të gjithë fëmijët marrin dhurata nga prindërit, ti njërin nuk e ke.
E ke një nënë të shenjtë, e cila të përmbush, të bën të ndihesh më i fortë se tjerët, se të përgatit ashtu, sepse tek e fundit ne jemi brumë si na përgatisin ata, ashtu jemi edhe sot.
Më besoni se njerëzit më të suksesshëm, njerëzit më të mirë janë ata. Unë e kam pasur një nënë të fortë, por kur duhet. Ka pasur edhe tolerancë kur duhet. Ajo ka pasur rolin kryesor në atë që unë jam sot.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=mFBmFP6lWBg
Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=mFBmFP6lWBg