Parashqevi Simaku një zë i bukur i muzikës shqiptare e cila prej vitesh ka qenë në harresë.
Një video e saj e cila u bë publike nga mediat e huaja dhe Blendi Fevziu tregoi se artistja e mirënjohur dikur kishte përfunduar duke marrë lëmoshë mjerisht në rrugët e SHBA.
Personazhë të ndryshëm janë vënë në lëvizje për ta takuar artisten. Elton Ilirjani ia ka arritur të ketë një takim dhe jo vetëm ta rikthejë atë në muzikë.
Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku një natë më parë, ku kanë kaluar një darkë së bashku.
Ai ka ndarë video në rrjetet sociale, teksa Parashqevi këndon shqip me zërin e saj unik.
Linku:https://www.instagram.com/elton.ilirjani/tagged/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/elton.ilirjani/tagged/