Xuxi është jë nga personazhet vip në BBVK që ka shumë për të thënë nga jeta e tij sentimentale dhe jo vetëm. Ai mbrëmë ka ardhur me një rrëfim pa dorashka rreth jetës së vështirë të tij.
Nga raporti me të bijat tek vajza me aftësi ndryshe dhe problemet me drogën Xuxi i ka rrëfyer kështu.
Spontanisht ka ndodhur njohja ime me ish gruan time në Gjermani, jemi martuar në vitin ’92 dhe Kiara, vajza ime lindi më 6 tetor të vitit 1993. Pas ardhjes në jetë të Kiarës, raportet e mia me të ndryshuan rrënjësisht. Fatkeqësisht e kam lënë vajzën time tre muajshe.
E di që shokët e mi më thoshin pse nuk shkon ta takosh vajzën, por unë kur jam kthyer nuk kam pasur të drejtë të kthehem në atë shtet për dhjetë vite.
Më është dashur të pres 29 vite për ta takuar Kiarën. Kur e kam kontaktuar në Instagram për herë të parë i kam shkruajtur që jam babai biologjik Naimi, pas pak më erdhi mesazhi që është gëzuar shumë. Kur kam dalë nuk e kam ditur se si të reagoj e kam pyetur nëse mund të përqafoj. Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës time sepse kam pasur shumë mall. Më ka hidhëruar shumë në fund se ka insistuar se nuk do të ketë fëmijë se është sklerozë të shumëfishtë, nuk mundet se rrezikon jetën e vetë. Është e vështirë kur të thotë se nga unë nuk mund të bësh fëmijë asnjëherë.
Kur jam kthyer, Ardiana gruaja ime dhe Bardhi, çuni im e ka ditur për Kiarën, por Sumeja nuk e ka ditur sepse e kemi pasur të vështirë të ia tregojmë për një problemi që ka Sumeja, për Sumejën ka qenë shok sepse nuk ka mundur të besoj që në atë moshë 16 vjeçe nuk e di që ka një motër.
Sumeja ka lindur në vitin 2006 dhe ka qenë një gëzim shumë i madh. E kanë kuptuar që është me meningjit bakterial, në 11 muajshe e kam kuptuar se është e shurdhër në dy veshët e saj. Ka qenë momenti më i vështirë në jetë. Më ra qielli mbi kokë. Gjithë jetën ka qenë luftëtare. Në moshën tre vjeç e gjysmë për herë të parë ka dëgjuar, reagimi i saj ka qenë i jashtëzakonshëm. Me shumë punë sakrificë, për mua nuk ka pasur rëndësi pasuria vetëm që Sumeja të jetë e barabartë.
Falë Zotit gjithë atë që kam pasur e kam shkrirë për shëndetin e Sumejës. Prindi bën për fëmijët gjithçka në jetë. Sumeja është sot 18 vjeçe, një vajzë shumë e bukur. Nëse mund të jem krenar për diçka është familja ime. Zoti më ka dhënë dashurinë më të madhe në jetë, Ardianën.
Unë kam pasur problemet e mia me drogë dhe kam qenë i varur për disa vite, deri në 2000 kur babai im i ndjerë unë kam shkuar në Turqi në rehabilitim.
Jam njeri i rilindur. Unë këtu nuk kam hyrë për të më njohur njerëzit, fama nuk më ka munguar. Çmimi i madh mund të bëjë shumë ndryshim në jetën e familjes time.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=1AHXZ3QdLr8
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/ClqkPm6Mp7s/