Ish bashkëshorti i këngëtares së njohur Parshqevi Simakut ka dhënë një intervistë eksluzive për “Top Story”. Robet Nolfe ka rrëfyer të vërtetën e divorcit me Parashqevinë dhe se si është keqkuptuar ndarja e tyre.
Robert u shpreh se: “Ky është një cast shumë emocional në jetën time, kjo është një cështje brënda familjes por që tani është bërë publike dhe ka dal jashtë kontrrollit, duket se ka shumë keqinformim. Nuk mund të them mjaftueshëm, jam ende i trazuar dhe i shokuar sic mund të jenë dhe shumë njerëz të tjerë. Nuk e kam problem që njerëzit të më keqkuptojnë mua por problemi është që po më kërcënojnë mua dhe familjen time. Kam edhe një vajzë 10 vjecare që ajo nuk është e përfshirë në këtë situatë dhe njerëzit po i bëjnë fotografi dhe po i qarkullojnë fotografinë online.
Sikurse e thashë ky është një moment emocional, është një histori e gjatë familjare dhe së pari dua të theksoj se kur ajo u zhduk ,ajo u zhduk prej të gjithëve, prej meje, prej Lukës. Unë nuk kam dashur kurrë ta lëndoj është thënë që une e kam lënduar atë, që i rrëmbeva Lukën, shfrytëzova kontaktet e mia për ti bërë keq por nuk ka qenë kurrsesi kështu. Shpresoj që njerezit ta kuptojnë se cfarë ndodh gjatë një divorci, askush nuk del i fituar pas një divorci, është një ndjesi humbjeje për të gjithë. Djali është i ri tani por edhe kur ka qenë 10 vjec i është marr mëndimi dhe prandaj ai foli sot me nënën e tij dhe un e pyeta nëse do të ishte i gatshem të fliste me të dhe ai më tha po dhe un nuk i ushtroj kurrë presion, ishte vendimi i tij“.
Burimi i artikullit: