Dalina Buzi një emër super i spikatur për mediat tona ka ardhur me një intervistë ndryshe me Alketa Vejsiun. Dalina ka folur për herë të parë për divorcin me partnerin i cili ndodhi rreth dy vite më parë.
Buzi ka treguar se ishte shumë termet për të dhe familjen e saj divorci pas 15 vitesh martesë.
‘Ra një tërmet, ishtë një tërmet i madh. Ai moment është tërmet 6-7 ballë dhe secili duke mbledhur ato copat e veta, dikush pak më gjatë, dikush pak më shkurt, por u ndje që ishtë mbyllja, u ndje që nuk kishte kthim mbrapa.
Sado që ti të jesh i përgatitur, ta dish, ta ndjesh se marrëdhënia nuk është mirë, sërish është si çështja e vdekjes: Të thotë doktori ke tre muaj jetë, por ti nuk e di nëse do vdesësh të mërkurën në orën pesë apo të martën në orën dy të mëngjesi.
Ti nuk je kurrë e përgatitur për vdekjen, siç nuk je e përgatitur për ditën që realisht e sheh që u trondit themeli, plasi tërmeti dhe nuk ke çfarë të bësh më. Do kthehesh prapë të nesërmen, por nuk e vazhdon dot më se nuk ka krisje, ka çarje të mëdhaja, hendeqe’. Dalina u shpreh se ajo që kërkon tek një mashkull është: Kërkoj një njeri që të shohim punët tona por të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe ta çojmë një bisedë deri në fund.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=vQk5AdqsTs8
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DCKkjC1tUpa/?img_index=1