Home ShowBiz Deklaroi publikisht se është gay, Vullnet Krasniqi zbulon si ndihet pas rrëfimit
Deklaroi publikisht se është gay, Vullnet Krasniqi zbulon si ndihet pas rrëfimit
0

Deklaroi publikisht se është gay, Vullnet Krasniqi zbulon si ndihet pas rrëfimit

0
0

Gazetari Vullnet Krasniqi ka pranuar se është gay në praninë e motrës së tij.

Ai trregoi se nuk e ka pranuar më parë sepse nuk donte të njihej për orientimin e tij seksual por për atë që ai është dhe kishte investuar tek vetja si gazetar. Vullneti u shpreh se për të nuk ka qenë problem tek familja por më shumë tek shoqëria jonë.

Pas rrëfimit gazetari theksoi se po ndihet shumë i çliruar nga e gjithë kjo trysni që ka mbajtur mbi supe gjatë këtyre viteve.

“Unë kam luftuar shumë që të jem Vullneti që lufton për të vërtetën dhe tani po ndihem i çliruar”.

“E di që pas kësaj historie do të paragjykohem shumë, kam me u shajtë shumë, por jam mësuar me këto sharje dha paragjykime, por besoj se pas një periudhe të gjatë, kjo do të ndikojë shumë mirë tek njerëzit e tjerë që të mësohen dhe të pranojnë se si jetojnë dhe çka duan”, tha Vullneti.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=NVJPYI5sdqg&t=61s

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DEGUSPbBn42/

tags: